Pamje tmerri nga Malësia e Madhe, shihni si shpëton nga uji ky njeri (VIDEO)

Për shkak të reshjeve intensive gjatë orëve të fundit, një pjesë e mirë e vendit rrezikon përmbytjen.

Një zonë e përfshirë nga shirat e rrëmbyer që kanë vënë në rrezik jetën e banorëve është edhe Thethi.

Në një video të publikuar nga aktivisti Mirsad Basha shfaqen pamjet se si dy persona rrezikojnë jetën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër, teksa shiu vërshon pa mbarim në mes tyre.

Pranë tyre, në një distancë prej 15 metrash është një humnerë ku bie uji.

“Banorët e Thethit rrezikojnë jetën në kohë reshjesh shiu dhe bore. Atje nuk ka rrugë e as ura të sigurta. Zoti i ndihmoftë sepse institucionet i kanë lanë prej kohësh mbas dore”, shkruan aktivisti Mirsad Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu