Pamjet bëhen virale, turistët italianë ikin me vrap pa paguar nga restoranti në Berat

Një grup turistësh italianë janë larguar pa paguar pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit.

Restoranti ka publikuar momentin kur ata largohen nga restoranti dhe ka ironizuar me anë të një shkrimi veprimin e tyre krahas videos që kanë bërë nxjerr në rrjetet sociale.

Ashtu siç shihet edhe në video, grupi i turistëve italianë ia mbathin me vrap nga restoranti, edhe pse nuk ka asnjë që i ndjek ata nga pas.

Gjithashtu bashkangjitur videos shkruhet: “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!” shkruhet në faqen e restorantit në rrjetet sociale./Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu