Pangallos trondit Greqinë: Jam arvanitas, periferia e Athinës edhe sot zotërohet nga arvanitasit

Ish-ministri i jashtëm grek, Theodor Pangallos nuk ka fshehur origjinën e tij arvanitase. Ai ka sjellë fakte duke theksuar se origjina e tij është shqiptare. Kjo është cilësuar si një deklaratë bombë në opinionin grek.

“Nuk jam historian që të sjell një mendim të bazuar historik, por jam Arvanitas dhe di historinë e familjes time ashtu siç e dinë edhe shumë arvanitas të Athinës. Le të mos harrojnë lexuesit se në kundërshtim me Athinën, periferia e Athinës zotërohej deri vonë dhe në shumë raste vazhdon të zotërohet nga fshatra që rrënjët e tyre shkojnë shumë mbrapa dhe thellë atje ku vetë familjet njihen mirë mes tyre.

Nga ana e babait tim Janaq Meleti (Haximeletis) kishte nderin të gjendej në krah të Karaiskaqit si nënkomandant i tij. Për çdo njeri që merr mundin të pyesë do të mësojë shumë histori nga të gjitha fshatrat arvanitase për kapedanët vendorë dhe trimat që luftuan për lirinë e atdheut të tyre

Z Vlahojani në një antologji të vetëm historike ka shkëputur një tregim të shkurtër ku në një mbledhje të Parlamentit në momentin kur gjakrat ishin nxehur, një luftëtar i vjetër i 1821 iu drejtua protagonistëve në gjuhën arvanitase që të pushojë grindja. Dhe ajo pushoi”.

https://en.wikipedia.org/wiki/Theodoros_Pangalos_(politician)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu