Panos Kamenos: shtatë votat e VMRO-së për “emrin”, çmimi 2 milion euro

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, njeriu kundër marrëveshjes me Maqedoninë në qeverinë Tsipras dhe i cili u bë shkak për largimin e kolegut Kotzias nga drejtimi i diplomacisë, ka hedhur dyshime se shtatë deputetët e VMRO-së që e dhanë votën pro ndryshimeve kushtetuese për emrin e ri, e kanë bërë këtë nën peshën e parave të premtuara. Sipas Kamenosit, i cili drejton Partinë Konservatore të Grekërve të Pavarur, çmimi i votës së shitur ka qenë 2 milion euro.

“Kush do të kishte menduar se në sistemin evropian të vlerave dhe demokracisë, ata që nuk votojnë nën urdhëra mund dhe të arrestohen, ndërsa ka prej atyre që binden të votojnë duke marrë një bonus në vlerë dy milionë euro. Më vjen turp!” shkroi Kamenos.

Deklarimi u bë në të njëjtën ditë kur Kotzias ja dorëzoi detyrën kryeministrit Tsipras.

Sakaq, i gjithë faktori ndërkombëtar përshëndeti kalimin me votë të amendimeve kushtëtuese në parlamentin maqedons, ndërsa shtatëshja e VMR-së që e mundësoi këtë gjë, u përjashtua nga partia. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu