Para nisjes për në Hagë Thaçi, Pacolli dhe Meta takohen në Gjirin e Lalzit

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta është takuar në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi.

Ky takim vjen vetëm pak ditë para nisjes për në Hagë të Thaçit, i cili do të intervistojë nga Prokuroria Speciale për aktakuzën për krime lufte gjatë luftës ndaj Serbisë.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe ish-Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli. Fotot janë publikuar nga presidenti Meta, krahas së cilave shkruan; “Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese. 🇦🇱🇽🇰”/ Opinion.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu