Para se të niste lufta në Kosovë, gjyshi e pagëzoi me emrin e Zonjës së Parë të SHBA-ve: Kjo është Hillary e Kosovës

Hillary Alidemaj, vajza 21 vjeçe nga Vitia, me shumë krenari e mban emrin e kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.
.
Vajza nga Kosova është e bindur se emnakja e saj do të fitojë bindshëm në zgjedhjet amerikane.

“Unë jam e informuar aq sa kam mundur për zgjedhjet, e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se ajo është gruaja e parë kandidate për ta marrë postin e të parës së Amerikës”.

Hillary e Kosovës, ka treguar edhe për idenë se si asaj ia kanë vënë këtë emër.

“Emrin ma ka lënë gjyshi. Babi më ka tregu se gjyshi ka pasë një simpati të veçantë për familjen Clinton. Ndoshta ai e ka pas edhe një bindjen se kjo familje në një kohë do ta na mbështesin neve.”, thotë ajo.

Vajza nga Vitia ka treguar se zonjës Hillary ia ka shkruar dy letra.

“Njërën e kemi shkruar në vitin 1996 dhe tjetrën në vitin 2010, por nuk kemi marrë përgjigje”, thotë ajo. /Klan Kosova/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu