Paralajmërimi, 80 terroristë të ISIS gati për sulme në Evropë

Koordinatori kundër terrorizmit në Holandë, ka vlerësuar se organizata terroriste “Shteti Islamik” ka ndërmjet 60 dhe 80 operatorë në Evropë për të përgatitur dhe kryer sulme terroriste.

Në një intervistë ekskluzive me AP, Koordinatori Kombëtar Kundër terrorizmit dhe Sigurisë në Holandë, Dick Schoof tha se “IS” ju ka thënë mbështetësve në Evropë “që të mos vijnë në Siri, por të bëhen gati për sulme në Evropë”.

Ai tha se Evropa ka pasur sukses në uljen e numrit të luftëtarëve të mundshëm të IS-it që udhëtojnë në Lindjen e Mesme, në vitet e fundit, por “kjo nuk do të thotë se kërcënimi i mundshëm i atyre që do të mund të udhëtonin është zhdukur”.

Mbi të gjitha, ai paralajmëroi se suksesi në çrrënjosjen e luftëtarëve të IS-it në Irak dhe Siri po i shpërndanë militantët gjithandej botës, transmeton Syri.

Ai vlerësoi se rreth 4 mijë deri në 5 mijë evropianë aktualisht luftojnë me IS-in në këto dy shtete. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu