Paralajmërimi i Qeverisë së re në Maqedoni: Pjesë e koalicionit edhe partia pro-ruse e pro çnjohjes së Kosovës

Pas dorëheqjes së ish kryeministrit Zoran Zaev, kanë filluar bisedimet mes partive për formimin e Qeverisë të re, e pjesë e së cilës pritet të jetë edhr partia pro-ruse dhe pro çnjohjes së Kosovës.

Mbrëmë kanë nisur bisedimet mes partitë shqiptare “Besa” e Bilall Kasamit, Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit.

E pjesë e kësaj pritet të jetë edhe partia maqedonase, pro ruse ‘’Levica’’ që me dy deputetët e saj vendos për shumicën e re që angazhohet e kërkon tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe kundër BE’së dhe NATO’s.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski në rrjetet sociale, ka postuar fotografi së bashku me përfaqësuesit e Lëvizjes Besa, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe partisë “Levica”.

Shumica e re parlamentare është e njohur për qëndrimet anti amerikane dhe anti europiane, siç është partia e VMRO-DPMNE-së si dhe “E Majta” e Apasievit.

Apasiev njihet për qëndrimet e tij anti-perëndimore dhe anti shqiptare.

Kujtojmë se Apasiev kohë më parë është shprehur kundër marrëveshjeve të nënshkruara në seancën e përbashkët të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Marrëveshja që është në mesin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara midis Albin Kurtit dhe Zoran Zaevit, lejon hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e të ashtuquajturës “Forcat e Sigurisë së Kosovës” nëpër territorin e Maqedonisë. Justifikimi që përdoret për këtë akt të turpshëm është se forcat e Kosovës do të shërbejnë si ndihmë për sigurinë e Maqedonisë dhe reagim urgjent gjatë krizave. Por, këto janë gënjeshtra të dy vazalëve protektorat dhe nuk kanë asnjë mbështetje nga realiteti” – thuhej në reagimin e partisë “Levica”.

Forcat ushtarake të Kosovës janë edhe një hap drejt realizimit të ëndrrës fashiste për Shqipëri të Madhe dhe do të shfrytëzohen si argument dhe frikë kundër cdo patrioti me mendje të lirë maqedonas, vecanërisht organizatave politike me karakter anti-imperialist. Pikërisht në këtë takim me Zaevin, Kurti tha se Kosova nuk do t`I ekstradojë kriminelët e rastit “Monstra”, që është edhe një akt të sabotimit të rendit juridik të Maqedonisë. “Levica” është kundër marrëveshjes së këtillë dhe angazhohet ta shfuqizojë edhe njohjen e Kosovës sapo ta marrë pushtetin. Nuk guxojmë të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet Palestinë e Ballkanit” – thuhej në reagimin e partisë “Levica” të Dimitar Apasievit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu