Ditët e fundit janë shtuar mjaft deklaratat për burgosje të personazheve VIP të politikës dhe krimit duke e bërë “burgun” një ndër fjalët më të përdorura aktualisht.
Saimir Tahiri vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik pavarësisht tentativave të vazhdueshme të kryeministrit Rama dhe aparatit të tij të propagandës për t’a zhvendosur herë pas here atë nga syri i ciklonit.
Ndërkohë, gazetari Basir Çollaku vjen me një deklaratë tjetër të fortë, sipas të cilit në ditët në vijim pritet të shpërthejë një skandal edhe më i madh, përballë të cilit çështja Tahiri do të duket tepër periferike.
“Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane.. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur… me dëshmi, dokumente dhe fakte…më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti..”., -deklaron Çollaku.










