Paralajmëron ish gjenerali Ramadan Qehaja: Serbia po dërgon sinjale kërcënuese, tregon si duhet të veprojë Qeveria e re

Ish gjenerali dhe eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja, ka thënë se ka sinjale kërcënuese nga Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se derisa institucionet tona janë katandisur nga zhvillimet politike dhe mungesa e kompetencës për kryerjen e detyrave, Serbia në krye me Presidentin e saj autokrat Vuciq, vazhdon të dërgojë sinjale kërcënuese në drejtim të Republikës së Kosovës.

Qehaja ka thënë se duket se Vuçiq është i irrituar nga fitorja e Biden dhe po bën presion ndaj Kosovës lidhur me dialogun.

Ai ka shtuar se kërcënimet e tilla dhe armatosja e Serbisë me mjete ofanzive nga Kina e Rusia, përkundër asaj që ato janë të modeleve të stërvjetruara si dhe të remontuara, sidomos tanket dhe avionët, duhet marrë seriozisht.

Sipas tij, qeveria e re duhet t’i intensifikojë përpjekjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese të institucioneve tona të sigurisë si formën e vetme për të garantuar paqen.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Sinjale kërcënuese nga Serbia

Përderisa institucionet tona janë katandisur nga zhvillimet politike dhe mungesa e kompetencës për kryerjen e detyrave, Serbia në krye me Presidentin e saj autokrat Vuciq vazhdon të dërgojë sinjale kërcënuese në drejtim të Republikës së Kosovës. Vuciq mbase i irrituar nga fitorja e forcave demokratike liberale në Amerikë në krye me Biden, vazhdon të bëjë presion ndaj Kosovës lidhur me negociatat që pritet të pasojnë por edhe duke përdor kërcënimin e përdorimit të forcës si një instrument të vazhdueshëm edhe për hegjemoninë e saj në rajon.

Kërcënimet e tilla dhe armatosja e Serbisë me mjete ofanzive nga Kina e Rusia, përkundër asaj që ato janë të modeleve të stërvjetruara si dhe të remontuara, sidomos tanket dhe avionët, duhet marrë seriozisht. Qeveria e re duhet të i intensifikojë përpjekjet për blerjen e armatimit dhe rritjen e gatishmërisë vepruese të institucioneve tona të sigurisë si formën e vetme për të garantuar paqen. Vetëm zvogëlimi i raportit te pavolotshëm të forcave, përkatësisht të balancit të tyre – sado i kushtueshëm që është – mund të sigurojë një paqe më afatgjate.

Kjo mund të arrihet jo vetem ne mbështetje në forcat tona vetanake mbrojtëse, por edhe me fuqizimin e partneritetëve dypalëshe të Kosovës me shtetet mike që janë pjesë e NATO-s dhe demokracive të konsoliduara.”, ka shkruar Qehaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu