Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, u kërkoi aleatëve të Uashingtonit të vijnë së bashku për t’u angazhuar në një “konkurrencë të re të sistemeve” të mëdha mes Perëndimit dhe “autoriteteve autoritare”.
Në një fjalim që kujton fjalimin e Winston Churchill në Fulton, të Misurit në agimin e Luftës së Ftohtë, Biden sulmoi konkurrentët e fuqishëm të Amerikës, duke i akuzuar ata për mbjelljen e vlerave që kundërshtojnë ato të Perëndimit.
“Duke i bër thirrje komunitetit transatlantik që të bashkohen, Baiden theksoi se “lufta për të ardhmen ka filluar tashmë dhe është një luftë që duhet të fitojmë. Ne jemi në një pikë fluturimi në shoqëritë tona dhe në historinë botërore tani . “
“Ne jemi duke lundruar në një marrëdhënie të re me një Kinë në rritje dhe një rritje po aq agresive të Rusisë. Kina kërkon të vendosë veten si një hegjemon dhe një ndërmjetës global i fuqisë dhe Rusia po përdor çdo mjet në dispozicion për të destabilizuar dhe mbjellë mosmarrëveshje” tha Biden.
Biden akuzon fashistin rus Vladimir Putin se ka qëllime për shpërbërjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, duke tentuar rivendosjen e Bashkimit Sovjetik, Biden tha se presidenti dëshiron që Evropa të ndahet që ai të forcohet se sa një Perëndim të unifikuar dhe demokratik.
Sfida e Rusisë dhe Kinës, thotë Biden nuk është vetëm një nga konkurrencat e medha të fuqisë, por një betejë “e sistemeve”.
Duke akuzuar sistemet politike ruse, turke dhe kineze të bazuara në një model autokratik të cilatë janë duke përdorur “teknologjitë më të fundit” për “përhapjen e dezinformatave në të gjithë globin”, Biden akuzoi vendet me duke ndërhyr në shoqëritë e lira dhe duke u përpjekur të mbjellin kaosin dhe ndikojnë në rezultatet politike.










