Goran Angelof, udhëheqësi i grupit të beretave të ashtuquajtur “Qoseto”, në një postim të tijin në Facebook ka shkruar se pret grupin e UÇK-së që paralajmëron ardhjen nga Kosova në Maqedoni për të shpëtuar vëllezërit e tyre të Grupit të Kumanovës të dënuar.
“Super, shkëlqyeshëm, edhe ne ju “duam”, mos e leni pa ardh dhe do të nguleni homosekualë”, shkruan Angelof.
Ky postim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe Angelof më pas ka marrë komente edhe nga përkrahës të tij të cilët kanë bërë thirrje raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve, duke dashur qërim hesapesh.
Angelof ka qenë pjesë e grupit nga Velesi që ka ndërhyrë në Kuvend më 27 prill dhe që kishte sulmuar Ziadin Selën dhe Zoran Zaev me disa deputetë të tjerë. /albeu










