Parlamenti turk dënon komentet e Biden-it për ngjarjet e vitit 1915

Parlamenti i Turqisë ka dënuar komentet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për pretendimet armene për ngjarjet e vitit 1915.

Si Asamble e Madhe Kombëtare e Turqisë, me keqardhje dhe fuqishëm dënojmë komentet e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, me një deklaratë të datës 24 prill 2021 për të miratuar pretendimet e lobeve armene për ngjarjet e vitit 1915“, thuhet në deklaratën e përbashkët nga partitë politike.

Ne i mohojmë fuqishëm këto shpifje të pabazuara, të cilat nuk kanë kuptim tjetër përveç shtrembërimit të historisë me motive politike“, thuhet më tej. Parlamenti turk po ashtu i bëri thirrje Biden-it të korrigjojë gabimin e tij duke ndryshuar komentet e tij mbi ngjarjet e vitit 1915.

(I bëjmë thirrje Biden-it) të mbështesë popujt turk dhe armenë për të jetuar në paqe, stabilitet dhe siguri”, shtoi deklarata. Të shtunën, ngjarjet e vitit 1915 Biden i quajti “gjenocid”, duke shkelur një traditë të mbajtur nga presidentët amerikanë që përmbaheshin nga përdorimi i termit.

Qëndrimi turk për ngjarjet e vitit 1915

Pozicioni i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin Lindor u bë kur disa ia mbajtën anën rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Ndërsa shpërngulja e mëvonshme e armenëve rezultoi me viktima të shumta.

Turqia kundërshton paraqitjen e këtyre incidenteve si “gjenocid”, duke i përshkruar ato si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima. Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu