Partia Demokratike merr rezultatin surprizë në Korçë, eksperti i njohur tregon si pritet të ndahen mandatet

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani deklaroi në ABC se në qarkun e Korçës Partia Demokratike, do të arrijë të marrë një mandat më shumë se në zgjedhjet e 2017. Sipas Tutulanit PD do të marrë një mandat nga Partia Socialiste.Konkretisht sipas tij, PS do të marrë 5 mandate edhe PD 5 mandate, ndërsa 1 mandat shkon për LSI.

Deklarata e Tutulanit:

“Korça është i vetmi qark 5,5,1. PD merr një mandat PS në krahasim me zgjedhjet e 2017. Duhet të ketë ndodhur shumë madhore diçka për të pasur diçka ndryshe, PD avancon me një mandat. Ka një Devoll shumë të djathtë apo Maliqin. Pogradeci me Korçën kanë qenë me balancë. Kolonja ka qenë në tëmajtë por nuk ndikon.“-shprehet Tutulanit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu