Partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI në “gjah” pas ambasadorëve

Gazeta KOHA nga burime partiake brenda LSDM-së dhe BDI-së, mëson se po zhvillohen bisedime për nominimin e emrave për ambasador dhe se në “shënjestër” të dy subjekteve politike janë disa përfaqësi të fuqishme diplomatike

Deri në fund të muajit shtator pritet që të plotësohen 15 nga 27 vendet e zbrazëta të përfaqësive diplomatike. Arsye kryesore që këto 27 vende kanë mbetur të zbrazëta, ka qenë neglizhenca dhe refuzimi i ish-presidentit Gjorge Ivanov për ti emëruar. Së fundmi, Presidenti, Stevo Pendarovski ka paralajmëruar se deri në fund të vitit të ardhshëm do të emërohen 15 nga 27 pozicionet e zbrazëta. Ai paralajmëroi se do të racionalizohen edhe kapacitetet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, gjegjësisht disa do të mbyllen, ndërsa disa do të reduktohen, sepse, theksoi, nuk e kanë arsyetuar ekzistimin e tyre dhe punën që duhej të bënin në aspektin gjeostrategjik, me diasporën, relacionet tregtare dhe ekonomike, etj.

Gazeta KOHA nga burime partiake brenda LSDM-së dhe BDI-së, mëson se po zhvillohen bisedime për nominimin e emrave për ambasador dhe se në “shënjestër” të dy subjekteve politike janë disa përfaqësi të fuqishme diplomatike. Ndërkohë që Presidenti Pendarovski është fokusuar në gjetjen e kandidatëve profesional dhe me dinjitet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu