Pas 11 dhjetorit Maqedonia ose do të ristartohet ose do të shkatërrohet?

Zgjedhjet e 11 dhjetorit duhet të jenë një fillim i zgjidhjes të shumë problemeve politike, ekonomike dhe ndëretnike të cilët me vite janë duke e penguar antarësimin e Maqedonisë në BE. Kështu vlersojnë analistët politik për Zhurnal duke i komentuar pritjet nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që do të mbahen në Maqedoni më 11 dhjetor.

Gazetari dhe njohësi i mirë i çështjeve politike, Arben Ratkoceri konsideron se zgjedhjet e 11 dhjetorit janë test i vërtetë për shtetin e Maqedonisë.

Sipas tij këto zgjedhje do të përcaktojnë orientimin e vendit tonë se a është e interesuar që ti zgjidhë problemet politike, ndëretnike, të zgjidhë çështjen e emrit dhe të lufton korrupcionin, apo nëse nuk ndodh kjo siç thotë ai rrezikohet edhe ekzistimi i shtetit.

“Mendoj që zgjedhjet e 11 dhjetorit duhet jenë apo pritet të jenë fillimi i zgjidhjes së shumë problemeve jo veç atyre politike krahas problemit të thellë politik që aktualisht është Maqedonia. Nuk duhet harruar edhe problemin ndëretnik, atë të emrit me Greqinë si dhe krimi dhe korrupcioni i madhë që e ka kapu vendin. Krejt këtë duke përfshirë edhe kapjen e shtetit, duan pergjigje sa më të shpejt dhe duhet shpresu se pas 11 dhjetorit do të mbisundoj arsyeja dhe përgjegjësia e elitës politike për ti zgjedh këto probleme, se ndryshe rrezikohet edhe ardhmeria e mos të them edhe vetë ekzistenca e shtetit”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Arben Ratkoceri.
Nga ana tjetër profesori universitar, Mersel Bilalli vlerson se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jenë dita kur do të vdes regjimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë. Sipas tij nëse në këto zgjedhje fiton opozita, atëher përfundimisht të gjitha institucionet shtetërore do të ristartohen, sidomos gjykatat të cilat duhet ta kthejnë besimin tek popullata.

“Mendoj se qeveria e ardhshme nëse opozita fiton shumicë të konsiderueshme të deputetëve, atëherë mund të ndodhë që të kemi qeveri politike me kapacitet të plotë dhe me startim të funksionmit të institucioneve sidomos të gjyqsorit”, ka deklaruar Bilalli duke shtuar se nëse rezultati zgjedhorë do të jetë i ngushtë mes pushtetit dhe opozitës, atëher shanset janë të mëdha që në Maqedoni të formohet një qeveri ekspertësh e cila do të kishte detyrë që të zgjatet mandati i PSP-së dhe të ndryshohen shumë ligje të cilët i kërkon Brukseli zyrtar.

“Nëse situata numerike e deputetëve mbetet shumë afër, atëherë shanse të mëdhaja ka që të kemi një qeveri ekspertësh me përkrahjen e të gjitha partive në Parlamnet, qeveri e cila do te kontrollohet nga jashtë. Roli i saj do të ishte funksionimi i gjyqësorit dhe ndryshimet ligjore për zgjatjen e mandatit të PSP dhe eventualisht formimin e gjykatës speciale dhe shërbimit të veçantë policor, e që pas një viti sërisht të shkohet në zgjedhje tjera. Pra, sido që të perfundojnë zgjedhjet kjo do të jete vdekje e regjimit të Gruevskit dhe kompanise për rreth”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar Mersel Bilalli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu