Fluturimi i parë komercial mes SHBA-së dhe Kubës, pas mbi gjysmë shekulli, sot fluturoi nga “Fort Lyderdal” në Florida deri në “Santa Klara” në Kubë, me çfarë përsëri është vendosur komunikacioni i rregullt ajror që ishte ndërprerë gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.
Me fluturimin që zgjati rreth 75 minuta, do të fillojë era e re e udhëtimit SHBA-Kuba, me mbi 400 fluturime në javë, ndërsa do të hiqet embargoja mes këtyre dy vendeve, si dhe ndalesa për udhëtime turistike të amerikanëve në Kuba.
Pritet që gjatë këtij viti amerikanët në Kubë të realizojnë mbi 300.000 vizita, ndërsa Kuba nga kjo pritet të ketë përfitime të mëdha.
Fillimi i sërishëm i udhëtimeve komerciale ndërmjet këtyre dy vendeve është njëra ndër arritjet më të mëdha të presidentit amerikan Barak Obama gjatë mandatit të tij.