Dje shoferi i autobusit ka dhënë deklaratë në polici, pas së cilës është mbajtur në paraburgim ku do të mbetet deri në gjykim.
Vazhdon hetimi për fatkeqësinë rrugore në Turqi kur autobusi turistik nga Maqedonia në pronë të kompanisë nga Shkupi “Boga Transport” me targa të Shkupit është përplasur me kamionin, në afërsi të qytetit Malkara.
Në paraburgim janë dy vozitësit, në autobus dhe në kamion. MPJ e Maqedonisë, ambasada në Ankara dhe konsullata në Stamboll janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente turke.
Pas fatkeqësisë ka humbur jetën 45 vjeçari banor i Strumicës, ndërsa ishin lënduar 38 udhëtarë, nga të cilët 5 persona më rëndë.
Sot në shtëpi kthehen pothuajse të gjithë udhëtarët nga autobusi. Në spital gjenden edhe tre persona, nga të cilët dy sipas njohurive sonte do të lëshohen nga spitali. Gruaja të cilës iu bë operacion do të mbahet në spital.
Disa nga udhëtarët janë nisur me transport të organizuar me minibus, ndërsa të tjerët presin të afërmit e tyre që ti marrin me automjete.
Dje vozitësi i autobusit ka dhënë deklaratë në polici pas çka është mbajtur në paraburgim, ku do të mbetet deri në gjykim. Mediumet turke shkruajnë se pas hetimit është vërtetuar se ai është shkaktar i fatkeqësisë, gjegjësisht se ka vozitur mbi shpejtësinë e lejuar dhe me anën e djathtë të autobusit është përplasur me kamionin që voziste para tij.