Pas dështimit të sotshëm, Albin Kurti dhe Isa Mustafa tregojnë hapin e rradhës

Takimi midis liderit të Vetëvendosje, Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa edhe sonte ka përfunduar pa marrëveshje. Pas një ore të bisedimeve në Kuvendin e Kosovës, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka komunikuar se nuk ka marrëveshje, por se Kurti dhe Mustafa janë marrë vesh për vazhdimin e bisedimeve. “Takimi ka përfunduar dhe se liderët e dy partive Mustafa dhe Kurti janë pajtuar që të intensifikojë takimet midis tyre deri në arritjen e marrëveshjes. Besoj se shumë shpejt do të përfundojmë bisedimet deri në arritjen e marrëveshjes.”, theksoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa në një paraqitje para gazetarëve.

Para se të nisin takimin, Albin Kurti ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur. Ndërsa Mustafa, i pyetur nëse do të arrihet marrëveshja, u shpreh shkurt se derisa negociohet gjasat janë të mira që të ketë marrëveshje.

“Derisa bisedojmë shanset janë të mira për t’u arritur marrëveshja”, deklaroi Mustafa. Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se më 24 dhjetor ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa për dy partitë që po negociojnë për formimin e Qeverisë kanë ngelur edhe pak ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu