Pas dorëheqjes së James Mattis alarmon eksperti i sigurisë: Viktima jemi ne shqiptarët

Eksperti dhe njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se rasti i dorëheqjes së Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis, është një sinjal për të parë qartë prishjen e ekuilibrave globale.

Sipas tij, ardhja e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, më 17 Janar në Serbi, gjithashtu është sinjal i përvijimit të politikave ruse në Ballkan në fazën e indefirentizmit Trampian. “Natyrisht se viktima potenciale jemi ne shqiptarët, ku Presidenti Thaçi me kompanitë e fragmentuara në PDK, LDK, AAK, PSD, shoqëri civile, po mundohet t’i kanalizoi përvijimet ruse-serbe”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ja postimi i plotë:

Në konferencën e sivjetme për shtyp të Presidentit Trump dhe Putin që u mbajt pas takimit të tyre në gushtin e këtij viti ndodhi një paradoks: Ishte hera e parë në historinë e SHBA-ve që një president ta fajsojë komunitetin e shërbimeve inteligjente të SHBA-ve në prani të një presidenti të një shteti me disponime armiqësore ndaj SHBA-ve. Edhe me kushtin e shkaktimit të incidenteve të karakterit ndërkombëtar, ku mund të shkaktoheshin katastrofa globale, as gjate Luftës së Ftohtë, nuk ka ndodhur që një pesident të fajësjë CIA-n publikisht sikur që bëri gjatë kësaj vere Presidenti Trump në prani të presidentit Putin.

Ky akt ishte i pa zakontë, ishte një sinjal i mjaftueshëm që të priten befasi në politikën e jashtme amerikane.

Rasti i sotëm i dorhëqjes të Sekretarit të Mbrotjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Mattis është një sinjal për te parë qartë prishjen e ekuilibrave globale. Personaliteti i Mattis dhe dorëheqja e tij përçon mesazhin e ndryshimit të diskursit politik amerikan si fuqi globale, ku mosdurim në raport me presidentin e ka natyrën e indeferizmit karshi Rusisë dhe erozioni që po shkakton politika e tij në raport me aleatët evropian.

Ardhja e Putinit më 17 Janar në Serbi, gjithashtu është sinjal i përvijimit të politikave ruse në Ballkan në fazën e indefirentizmit Trampian. Natyrisht se viktima potenciale jemi ne shqiptarët, ku Presidenti Thaçi me kompanitë e fragmentuara në PDK, LDK, AAK, PSD, shoqëri civile, po mundohet t’i kanalizojë përvijimet ruse-serbe.

Njerëz të mirë të PDK, LDK, AAK, e keni rastin më të mirë që t’i identifikoni njerëzit që ju kanë tradhëtuar gjatë gjithë kohës në emër të kauzave patriotike, është koha të veproni në shërbim të kombit!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu