Pak ditë më parë, Lumi B publikoi duetin me Xhensila Myrtezajn. “Prit pak” e bëri për vete menjëherë publikun dhe ishte kënga që shënoi hapjen e sezonit të verës për Lumi B.
Ndërsa kanë kaluar vetëm disa ditë nga publikimi i kësaj kënge, Lumi B po sjell një tjetër bashkëpunim.
Kësaj radhe, reperi nga Kosova ka bashkuar forcat me artistin e ri Bardhi.
Lajmin e ka bërë me dije ky i fundit përmes një postimi në rrjete sociale, ku bën me dije se kënga “Qef”, dhe do të publikohet të martën në platformën në youtube.
View this post on Instagram









