Kanali i Suezit i cili përbën një prej rrugëve me strategjike të transportit ujor dhe që përbën më shumë se 12 përqind të të gjithë transportit global, u bllokua për gjashtë ditë pasi një anije e madhe kontejnerësh u përplas.
Aksidenti u vlerësua të ketë shkaktuar vonesën në dërgesë prej sa 400 milion dollarë mallra në orë. Por së fundmi një anije tjetër është përplasur për pak kohë në Kanalin e Suezit. Anija u përplas, por incidenti është zgjidhur dhe anija tashmë është duke lëvizur përsëri pasi u deshën 30 minuta për të rivendosur lëvizjen në zonën e kanalit.
Incidenti i ri ndodhi në pjesën jugore të kanalit, duke bllokuar pothuajse plotësisht trafikun përmes rrugës ujore.
Pamjet e trafikut të kanalit nga MarineTraffic treguan anijen Rumford me flamurin italian të bllokuar për disa kohë, ndërsa thuhet se kishte probleme me motorin. Të Premten, shefi i Autoritetit të Kanalit të Suezit Osama Rabie tha se autoritetet po shqyrtonin mundësinë e zgjerimit të rrugës ujore.
There seems to be a slowdown of traffic at the #Suez Canal again, as another ship, the #Rumford, is facing difficulties there.
We are waiting on details but as you can see from our Playback video, tugs in the area rushed to help the #tanker. #SuezLiveonMT pic.twitter.com/f5AGcG8vHG— MarineTraffic (@MarineTraffic) April 6, 2021









