Pas Hovenierit, reagon Grenell: Kurti mund të kishte takime në Shtëpinë e Bardhë, por s’pati

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, që sot kritikoi mediet në lidhje me raportimin për vizitat e Kurtit në SHBA. Grenell tha se nuk ka pasaktësi nëse thuhet që Kurti nuk zhvilloi takim në Shtëpinë e Bardhë.

Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në objektin e Eisenhowerit, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusveltit apo në Zyrën Ovale. Ai mund të kishte, por s’i pati”, ka shkruar Grenell.

Edhe ekipi i dobët i Bidenit është i zhgënjyer me Kurtin”, përfundoi Grenell.

Tutje ai shtoi se Kurti ishte i mbushur me justifikime dhe se politikanët amerikanë nuk ishin të kënaqur që refuzoi gazsjellësin amerikan.

Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, thuhet tutje në postimin e Grenellit.

Ndryshe Hovenier tha se kishte ‘’raportime mashtruese e qesharake’’, ku thuhej se Kurti nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij. Sipas Hovenierit, Kurti ishte në një nga zyrat e Shtëpisë së Bardhë kur zhvilloi takimin me këshilltarin e Joe Bidenit, Jake Sullivan.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu