Pas humbjes që pësoi Partizani 5 me 1 nga Tirana, Olsi Rama shpërthen ndaj gjyqtarit

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, është shfaqur tepër i zhgënjyer në fundin e ndeshjes, pas humbjes 5-1 në derbi. Në një prononcim për mediat, Rama ka shpërthyer ndaj gjyqtarëve, duke u shprehur:

“Për një vendosje dore në shpatullën e Torasës, u dha një karton i kuq. Më thoni kur e keni parë? Që ta di dhe unë, se po mësoj dhe unë futboll. Në qoftë se kemi ardhur këtu që fati i ndeshjes të vendoset në mënyrë arbitrare, nga një arbitër komplet inkopetent, unë nuk di çfarë të them. Kjo është një humbje kohe. I zhgënjyer se i falëm Tiranës me gabimet tona. I kam folur dhe Bitrit dhe Belicës, se nuk duhet të dilte fare Torasa në atë pozicion.

E filluam ndeshjen shumë mirë. Por siç e thashë ndeshja u vendos në mënyrë arbitrare nga një arbitër inkopetent. Nuk e di kush e mori vendimin. Nuk e di si arbitri mbrapa porte mund t’i thotë arbitrit kryesor jep karton të kuq. Ku e keni parë, ma thoni që ta di dhe unë. Derbi vlen 3 pikë si të gjithë ndeshjet e tjera. Do ishte e bukur të fitonim për moral, por nuk fituam dot. I falëm Tiranës ndeshjen. Nuk ka lidhje fare me stolin e trajnerit. Duhet të lëkundet fanella e arbitrit me këtë ndeshje”, u shpreh Olsi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu