Pas Kadri Veselit, edhe Hashim Thaçi thirret nga Gjykata Speciale

Pas kreut të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka marë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e bën të ditur deputeti Milaim Zeka, i cili në një postim në rrjete sociale shprehet se pas Thaçit ftesë pritet t’u dorëzohet edhe figurave të tjera të UÇK-së.

“Edhe Presidenti Thaçi ka marre ftese nga Gjykata Speciale. Listes te atyre qe kane marre ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtu edhe Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me ate te Rexhep Selimit, pra javen e kaluar. Presidentit Thaçi, ne kanale jo zyrtare i ishte premtuar se nuk “do ishte cak i Gjykates, te pakten edhe nje vit”! Ftesa te tjera te cilat veq kane arrirur ne Kosove, pritet t ‘ u dorezohen edhe figurave tjera te larta te UÇK se!”, shkruan Zeka në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu