Këngëtarja e njohur Violetë Kukaj-Retkoceri kohëve të fundit ka qenë shumë e përfolur në mediet rozë.
Mungesa e saj me projekte të reja e mosshfaqja në publik, kanë bërë që të qarkullojnë zëra se këngëtarja është duke bërë një tërheqje dalëngadalë nga skena, transmeton Gazeta Express.
Madje për të u tha se është e sëmurë, pastaj edhe se është mbuluar, por këto nuk janë aspak të vërteta.
Ndonëse Violeta nuk është aktive sa i përket projekteve, mbrëmjeve e ahengjeve të ndryshme si shumë kolegë të saj, Violeta nuk ka shkuar asgjëkund.
Ajo para disa ditë është parë rrugëve të kryeqyteti pa grim, me këmishë e pantallona.
Por, kjo nuk është e gjithë. Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo Violeta është pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Së bashku me “Shotën”, Violeta mbrëmë performoi disa nga këngët e saj në “Teatrin Kombëtar të Kosovës”, për nder të festës së “28 Nëntorit”.
Kujtojmë se Violetën për dallim nga shumë artistë të estradës nuk mund ta gjeni në rrjetet sociale./Express











