Pas Pogba dhe Di Maria, këto janë lëvizjet e tjera të mundshme të Juventusit

Juventusi do të vazhdojë të jetë shumë aktiv në merkato edhe këtë muaj që vjen. Bianconerët po punojnë për largimin e Arthur Melo dhe mund të rikthejnë Pjanic, i cili nuk llogaritet në Barcelonë.

Lëndimi i Paul Pogba ka bërë që torinezët të mendojnë për një shtesë të re në mesfushë dhe ata mendojnë për Jordan Veretout, nga Marsaille. Ata po punojnë edhe për largimin e Rabiot, me të cilin po negociojnë me Monacon dhe po mendojnë inkorporimin e Fabián Ruiz, nga Napoli.

Për pikën e sulmit, Morata është plani A, por Juve po përgatit zëvendësimet e mundshme me Dries Mertens, nga Napoli, në listë dhe Depay dhe gjithashtu Muriel. Firmino ishte një alternativë, por nuk funksionoi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu