I ftuar në “Real Story” përballë gazetarit Sokol Balla, kryeministri Edi Rama, ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Kreu i qeverisë sulmoi edhe Prokuroren e Përgjithshëm të Përkohshme, Arta Marku, duke e cilësuar absurd urdhrin e saj për të mos lejuar mediat për të nxjerrë skandale.
“Më duket një urdhër absurd i Prokurorisë që ju kërkon mediave të mos e publikojnë. Urdhër absurd nuk e di kujt ligji i referohet apo jo, por është absurd sepse mediat kanë të drejtë të publikojnë çdo gjë që ju bie në dorë”, është shprehur Rama.
Sa i përket kryebashkiakut të Durrësit, Rama u shpreh: “Sa u përket përgjimeve, Vangjush Dako nuk është më kandidat për Bashkinë e Durrësit, është njeri i lirë dhe mund të vihet para drejtësisë”.










