Pas refuzimit që bëri Thaçi, Vucic tregon se homologu tjetër i tij do të marrë pjesë në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar thirrjen e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të marrë pjesë në samitin e radhës në Tiranë ku do të mbahet tryezë për Mini Schengenin. Në anën tjetër Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili do të jetë pjesëmarrës në këtë takim ka njoftuar se mundësia që të vijë edhe homologu i tij nga Mali i Zi, nuk është e parealizueshme

Vucic tha sot se po përgatitet të shkojë në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në një takim të premten dhe të shtunën për zbatimin e mëtutjeshëm të një nisme rajonale të quajtur ‘Mini Schengen’.

‘Po përgatitem për Shqipërinë. Nuk është e pamundur që të vijë edhe Presidenti i Malit të Zi’, u tha ai gazetarëve.

Të Premten pasdite, takimi i tretë i Kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev bashkë Vucic, i cili është edhe iniciues i kësaj nisme, do të mbahet në Tiranë për zbatimin e një nisme për heqjen e pengesave për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit.

Në takimin e mëparshëm gjatë një muaji më parë në Ohër, përfaqësuesit e Malit të Zi thanë se po shqyrtonin iniciativën, dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kishte ende një qëndrim për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu