Pas suksesit në ‘Paramparça’, ja seriali i ri që do luajë ‘Xhansu’ (FOTO)

Xhansu do të jetë pjesë e serialit më të shtrenjtë në historinë turke.

Aktorja turke, Leyla Tanlar te ne u bë e njohur me rolin e saj si Xhansu, nga seriali shumë i shikuar “Parampara” ose “Fate të kryqëzuara”.

Pas suksesit që ka pasur në këtë serial aktorja e re në moshë, por shumë e talentuar do ti rikthehet ekranit me një rol në serialin e ri turk, të quajtur “Mehmed Bir Cihan Fatihi”, që tregon historinë e Sulltan Mehmetit.

Ky serial do të fillojë të transmetohet më 20 mars në Kanal D dhe do të jetë më i shtrenjti në historinë turke, me buxhet që rivalizon edhe serialet amerikane. Poashtu ju njoftojmë se po i nejti serial do të mundesohet edhe me perkthim shqip vetëm në faqën tonë tvseriale.com

Në rolin kryesor do të jetë aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, ndërsa do të marrin pjesë edhe aktorë tjerë si Metin Akpinar, Cetin Tekindor, Altan Erkekli, Gurgan Uygun dhe Funda Erygit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu