Kryeministri, Zoran Zaev përmes pres konferencës nga Kuvendi u drejtohet popullit të Maqedonisë pas votimit të deputetëve që votuan për ndryshimet kushtetuese, raporton TetovaSot.
“Ky është moment historik i Maqedonisë. Sonte u hapën rrugët për në NATO dhe BE. Sonte 80 deputetë i thanë po ndryshimeve kushtetuese dhe po marrëveshjes së Prespës.”, thekoi Zaev.
Ai tha se këtë që e nisëm sonte do ta çojmë deri në fund për një ardhme më të mirë për popullin e Maqedonisë./TS










