Pasaportat më të fuqishme të botës për 2021, zbuloni kush renditet i pari

ndexi i Henley për Pasaportat bazuar nga një studim i shifrave të Autoritetit Ndërkombëtar të Transportit Ajror ka listuar pasaportat më të fuqishme dhe me të pafuqishme për 2021.

Sipas këtij këtij raporti duket se Japonia pritet të ketë pasaportën më të fuqishme për 2021. Kush zotëron një pasaportë të tillë ka mundësi që të udhëtojë 191 destinacione të ndryshme, ndërsa i dyti në listë renditet Singapori me 190 destinacione.

Ndërkohë nga vendet europiane e para është Gjermania me 189 destinacione, po aq sa Kore e Jugut. Gjithashtu pjesë e listës me më shumë destinacione udhëtimi janë edhe Italia me Spanjën, Finlandën e Luksemburgun me 188 destinacione.

Vendin e pestë e ndajnë Danimarka me Austrinë kurse SHBA dhe Britania e Madhe çuditërisht janë në vendin e 7-të me nga 185 destinacione.

Në Ballkan Greqia mban kryesimin me 184 destinacione. Nga ana tjetër në pasaportat më të këqija vendin e fundit e mban Afganistani.

Një person që ka pasaportë afgane viziton dot vetëm 26 destinacione, më pak se kushdo, teksa në listën e pasaportave më të pafuqishme janë dhe Iraku, Siria, Pakistani, Jemeni, Somalia, Palestina, Nepali, Libia dhe Kore e Veriut.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu