Pasi dështuan të nënshkruajnë me Mbappen, Real Madridi synon transferimin e Darwin Nunez

Darwin Nunez është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer vitin e fundit me Benficën duke bërë që skuadrat më të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Bayern Munich, PSG, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Real Madrid janë ekipet e interesuara për të.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Los Blancos janë futur fuqishëm në garë për uruguaianin pasi dështuan të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.

Nunez tani mbetet objektivi kryesor i madrilenëve për sulmin, por për të arritur te ai duhet të shpenzohen rreth 100 milionë euro.

Gjithsesi nëse nuk arrihet uruguaiani, atëherë Los Blancos do të shikojnë objektiva të tjera si Rafael Leao, Sadio Mane, Mohamed Salah e Robert Lewandowski.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 41 ndeshje zyrtare me klubin portugez ku ka shënuar 34 gola e ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu