Pastrim në PSG: 11 futbollistë në shitje?

Parisienët duan të pastrojnë skuadrën e tyre dhe ta përgatisin për sezonin e ri në vazhdim, në të cilin synimi kryesor është fitimi i Champions League.

Trajneri i ri i PSG-së, Christophe Galtier, deklaroi se është e nevojshme të zvogëlohet numri i lojtarëve duke pasur parasysh se shumë prej tyre nuk kanë luajtur fare.

Mediat franceze L’Equipe dhe Le Parisien janë marrë me atë se kush mund të largohet nga klubi parizian, ndërsa Marca shton se ka mundësi që të largohen edhe 11 lojtarë, edhe pse nuk i përmendin të gjithë emrat.

Megjithatë, është problem i madh kujt t’ia shesin, pasi kanë rroga të mëdha. Thuhet se ata kërkuan 35 milionë euro për Leandro Paredes, që ishte shumë për Manchester United, i cili për këtë arsye hoqi dorë nga argjentinasi. E njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin senegalez Abdou Diallo, të cilin Tottenham e solli si huazim për Clement Lenglet të Barcelonës.

Do të ishte një mrekulli, shkruan Marca, nëse parisienët do të shesin Georginio Wijnaldum dhe Mauro Icardi, të cilëve u ka rënë vlera, por ata kanë ende paga të mëdha. Ata përmendin gjithashtu Layvin Kurzawa, Ander Herrera, Julian Draxler dhe Neymar. Por braziliani zyrtarisht nuk është në shitje, raporton SC Sport. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu