Taulant Balla kreu i grupit parlamentar i PS-së i përgjigjet akuzave të kreut të opozitës Basha në lidhje me sekuestrimin e 800 mijë eurove nga policia në Elbasan dhe gjetjen e patentave të ish- ministrit Saimir Tahiri në makinën e biznesmenit të arrestuar Orest Sota.
Balla shkruan se kreu demokrat prej tre ditësh nuk flet për kryebashkiakun demokrat të dënuar për vjedhje.
“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë.
Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, shkruan Balla.











Eh mor Taulant. Po nuk mund te pergjigjesh dot pa akuzuar ? Ky eshte niveli me i ulet ne nje diskutim. Nje “kundersulm”i tille te ngjall neveri kur e degjon. Nese akuzon duhet te gjesh momentin por nese akuzojne dike dhe ti te diskutosh si ai qe nuk njihte baxhanakun !!! Ty nuk te kane vene per te trembur besoj.