PDK paralajmëron kallëzim penal ndaj Avni Deharit për “shpërdorim të detyrës”

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot do të dorëzojë kallëzim penal ndaj deputetit Avni Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një konference për media.

Gruda ka deklaruar se Dehari nuk po e ushtron detyrën e tij në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës, raporton Klankosova.tv.

“Sic e dini, ai është kryesues i seancës konstituive. Detyrë të cilën ai nuk po e ushtron në përputhje me rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha Gruda.

Sipas tij, rregullorja parasheh që Kuvendi të mblidhet çdo 48 orë, ndërsa Dehari, pavarësisht disa letrave të dërguara nga PDK, nuk e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive.

“Siç e dini, Rregullorja kërkon që Kuvendi të mblidhet çdo 48 orë dhe Dehari, si kryesues i Kuvendit, duhet ta mbledhë Kuvendin. Përkundër që ne i kemi dërguar disa letra, nuk ka reflektuar dhe nuk e ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive. Prandaj, ne do të paraqesim kallëzim penal për shpërdorim të detyrës”, deklaroi Gruda. /Klankosova


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu