PDK: S’është koha për të festuar ende, ditë të mira po vijnë për Prizrenin

Nënkryetari i degës së PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, në një konferencë për media ka thënë se Prizreni tashmë ka vendosur për ndryshim, por se për të festuar duhet të pritet numërimi i votave.

“Është një natë e mrekullueshme për komunitetin. Falënderoj qytetarët që treguan kulturë të lartë në votim. Është e rëndësishme që keni dalë për të votuar për ndryshim. S’është koha për festuar akoma, duhet të presim numërimin e votave. Prandaj, ju kërkoj komisionerëve dhe vëzhguesve të qëndrojnë deri në fund dhe të numërojnë çdo votë. Ditë të mira po vijnë për Prizrenin”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu