Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me ardhjen këtë mbrëmje të Izet Haxhisë, ish truprojës së tij i cili e akuzon Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit.
I ftuar në emisionin 360 gradë, Berisha ka deklaruar se ardhja e Haxhisë është “një kriminel më shumë në krah të Ramës”. Berisha është shprehur se Izet Haxhia është kthyer falë Ramës në Shqipëri, e madje se kryeministri ia ka kërkuar Turqisë ekstradimin e tij si një favor.
Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës
Zheji: Një që ju akuzon për cështjen Hajdari
Berisha: Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës
Zheji: Keni dyshime, pse duhej të vinte
Berisha: E mori Edi Rama!
Zheji: Ja ka kërkuar qeverisë turke?! Një favor i Erdogan?
Berisha: Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar haopjen e cështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorrën fytyrën e tyre!
Zheji: Po pse i duhet ai?
Berisha: Ai është një kryefrikacak, unë nuk kam cfarë të them ty, se o ti e njeh të brendshmen e tij o se njeh askush!
Zheji: Në rini ishte timid
Berisha: Mos më bëjë të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!










