“Penalltitë e Juventusit ishin të pastra”

Ish-trajneri i Romës Zdenek Zeman shprehet se penaltitë e dhëna për Juventusin ishin të pastra. Sipas Sport Italia për çekun që njihet si trajneri kundër Juventusit të dy penalltitë nuk ishin diskutabile.

“Unë e pashë lojën, të dy penalltitë ishin të rregullta”.

“Arbitrat dhe VAR-i së bashku shikuan dhe vendosën që të akordohej penalltitë në të dy rastet”, u shpreh trajneri.

Juventus-Fiorentina ishte ndeshja që u komentua më së shumti jo për shkak të rrjedhës së lojës por për vendimet për të dy penalltitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu