Kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin më 5 maj dhe të votojnë konceptin e tij “një shoqëri për të gjithë”.
“Shansi i fundit do të jetë 5 maji të dalim dhe të japim përkrahje këtij koncepti, jo Stevo Pendarovskit, por tërë filozofisë politike që e dërgon Maqedoninë në Evropë, që më 6 maj të mos zgjohemi të habitur se si është e mundur që Gruevski dhe familja të na kthehen në pushtet, për shkak se ne kemi qëndruar në shtëpi dhe kemi menduar se vetëm shumë pak dallojnë opsionet politike”, ka thënë Pendarovski, raporton SHENJA.
Ai ka shtuar se vota për Siljanovskën është votë për Nikolla Gruevskin të kthehet në pushtet dhe Ivanov të vazhdoj të jetë kryetar.
Ndërsa, kandidatja Gordana Siljanovska dje ka shprehur falënderim banorëve të Gazi Babës ngase në këtë komunë kishte 6000 vota më tepër se kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski.
Siljanovska ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në rrethinë e dytë të zgjedhjeve më 5 maj dhe përsëri t’i ja japin asaj mbështetjen me qëllim siç ka thënë të mposhtet politikat jo popullore dhe të dëmshme që po i zbaton qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. /SHENJA










