Pendarovski: Duhet të garantohet shteti me perspektivë evropiane ose vendi do të kthehet së paku 15 vjet prapa

Kandidati për president i mbështetur nga LSDM, Stevo Pendarovski, gjatë mbrëmjes së djeshme ka takuar banorët e komunës së Butelit. Ai deklaroi se garanton një shtet evropian, në të kundërtën siç tha Pendarovski, na presim 15 vjet qëndrim në vend dhe kthim mbrapa. Sipas tij, Maqedonia e Veriut, ka një Kushtetutë të mirë, në të cilën janë të përfaqësuara të gjitha bashkësitë etnike.

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Maqedonia ka një Kushtetutë të mirë në të cilën janë të përfaqësuara të gjitha bashkësitë etnike, do ti përfshijmë edhe ata që nuk janë, por ata që nuk janë kanë të drejta të barabarta me ato të shkruara në preambulë. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re, nuk kemi nevojë të negociojmë marrëveshje të reja me Greqinë dhe Bullgarinë, nuk kemi nevojë të rinegociojmë marrëveshjet me Bashkimin Evropian. Ne duhet t’i përmbushim ato detyrime dhe për katër deri në pesë vjet të bëhemi anëtar i plotë i BE-së, ku e meritonim të ishim shumë kohë më parë”.

Ndërkaq, kryetari i LSDM dhe bartës liste në njësin zgjedhore numër 1, Dimitar Kovaçevski, ka mbajtur tubim parazgjedhor në Ohër. Unë dhe bashkëluftëtarët e mi nga LSDM dhe nga koalicioni për Maqedoninë evropiane jemi të gatshëm të punojmë ditë e natë për të realizuar atë që është në programin tonë, u shpreh Kovaçevski, para banorëve të Ohrit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-së

“Në shtatë vitet e fundit kemi bërë shumë gjëra. Kishim ulje-ngritjet tona, por nuk u dorëzuam kurrë! As atëherë kur ishte më e vështira, kur vendi u përball me pandeminë COVID, dhe atëherë kur luftuam me krizën energjetike dhe ekonomike. Gjatë gjithë kohës kemi qenë krah për krah me qytetarët. Ne sollëm nëntë pako masash kundër krizës me vlerë 2.6 miliardë euro. Ne kemi ndihmuar mbi 660,000 familje që të mos përballen me goditje çmimi nga faturat e energjisë elektrike. U siguruam që pensionistët tanë të kenë të ardhura dinjitoze dhe të rriten pensionet me 55%”.

Kovaçevski tha se LSDM, Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane dhe presidenti Stevo Pendarovski, ofrojnë një plan të qartë për një standard të jetesës evropiane, një vend të begatë dhe të zhvilluar, në të cilin funksionojnë demokracia, sundimi i ligjit dhe drejtësia sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu