Pendarovski pajtohet pjesërisht me Petkovin: Të mos flasim vetëm për historinë

Për presidentin Stevo Pendarovski është i pranueshëm propozimi i kryeministrit të sapo-zgjedhur bullgar, Kiril Petkov, që historia të mos jetë fokusi i vetëm i bisedimeve, por mendon se periudha e paralajmëruar prej gjashtë muajsh për tejkalimin e mosmarrëveshjes është e gjatë sepse, siç u shpreh ai mosmarrëveshja mund të zgjidhet shumë më shpejt.

Për mua është e pranueshme qasja e kryeministrit të ri bullgar, i cili thekson që historia të mos jetë i vetmi kanal përmes të cilit ne, si dy vende fqinje, komunikojmë. Le të flasim për infrastrukturën, energjinë, ekonominë, tregtinë, integrimin evropian, të drejtat dhe liritë e njeriut, por sigurisht jo për atë që ndodhi 3 apo 5 shekuj më parë.

Është një qasje moderne që unë e mbështes. Sigurisht, nuk e mbështes afatin gjashtëmujor. Mendoj se problemi mes nesh mund të zgjidhet në një periudhë shumë më të shkurtër kohore”, tha Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu