Pendarovski: Për momentin nuk është e nevojshme shpallja e krizës në të gjithë vendin

Nuk ka nevojë të deklarohet krizë në të gjithë territorin e vendit për momentin, por nuk përjashtohet mundësia nëse lind një nevojë e tillë që të deklarohet në periudhën e ardhshme, tha presidenti Stevo Pendarovski sonte pas mbledhjes së Këshillit, i cili u informua për situatën me koronavirusin në vendin tonë.

Pas afro dy orë e gjysmë të takimit, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce iu referua situatës së fundit për të cilën, sipas Pendarovskit lajmet ishin pozitive.

“Në Qendër Zupa dhe Dibër ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në fushën midis ushtrisë dhe pjestarëve të Ministrisë së Brendshme si dhe me vetëqeverisjen lokale. Pozicioni i shtetit është adekuat, nëse ka nevojë mund të shpallim krizë”, tha presidenti Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu