Pendarovski: Shteti është një shtëpi që duhet ta ndërtojmë së bashku

Të gjithë politikanët besojnë se viti 2023 do të jetë një vit shprese dhe prosperiteti. Për qeverinë procesi i integrimit europian është më i rëndësishmi, dhe apelojnë që të gjithë ta trajtojnë vendin si shtëpinë e tyre. Nga ana tjetër, opozita pret ndryshime dhe shpall kushtet për procesin e integrimit europian.

Presidenti Stevo Pendarovski, në urimin e tij të Vitit të Ri u dëshiron qytetarëve shpresë. Ai rikujtoi sfidat ekonomike dhe të sigurisë që shënuan vitin 2022, por shtoi se në këtë vit ishim dëshmitarë edhe të humanizmit dhe solidaritetit, që sipas tij rikthen shpresën në të mirën e përbashkët dhe në përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit.

“Shteti është shtëpia që mund ta ndërtojmë vetëm së bashku, të bashkuar rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe të begatë në të cilën do të ketë vend për të gjithë. Për të arritur qëllimin e përbashkët për të cilin jemi përpjekur që nga fillimi i pavarësisë së Maqedonisë, duhet përkushtim dhe shpresë se do të jetë më mirë”, Stevo Pendarovski, President.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka uruar që në vitin e ardhshëm të lihen anash dallimet me origjinë etnike, fetare dhe partiake dhe të gjithë të fokusohen në rrugën e integrimit evropian të vendit.

“Të gjithë së bashku, pavarësisht nga të gjitha ndarjet artificiale, nëse jemi të bashkuar rreth asaj që na bashkon, e ajo është Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë shtëpia e rinisë sonë, një vend me standarde dhe vlera evropiane, atëherë duhet t’i besojmë njëri-tjetrit, të respektojmë njëri-tjetrin, mes nesh brenda dhe jashtë me fqinjët tanë’, Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit”.

Në mesazhin e urimit, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se do të shfrytëzojë të gjithë përvojën e tij për përmirësimin e standardit jetësor në vitin e ardhshëm.

“Mund të them me siguri se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten, projektet madhore të rëndësishme për shtetin kanë përfunduar, dhe ne po ecim përpara me investime të reja që do të nënkuptojnë një jetë më të mirë për të gjithë. Sepse, nuk lëmë askënd vetëm. Askush nuk do të mbetet kurrë vetëm”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se ndryshimet në vend tashmë kanë filluar, dhe në vitin e ri, siç shtoi ai, është koha që qeveria t’i kthehet popullit.

“2023 do të jetë viti në të cilin ndryshimet do të përjetojnë fuqinë e tyre të plotë. Do të ketë shumë projekte. Një numër i madh i atyre më të vogla dhe një fitore e madhe. Do të bëhet më mirë, po vijnë kohë më të mira. Tradhtitë do të bien, morali do të kthehet, ligjshmëria do të mbizotërojë”, u shpreh Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i BESA-së, Bilal Kasami, bëri të ditur se partia do të vazhdojë të mbështesë integrimet evropiane edhe në vitin 2023, por kujtoi se mbështetja për ndryshimet kushtetuese do të jetë e kushtëzuar.

Vitin e Ri e uroi edhe Aleanca për Shqiptarët, nga ku theksuan se do t’i përkushtohen në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, me vepra, e jo vetëm me deklarata e urime, Bilal Kasami – kryetar i BESA-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu