Pendohet Janjic: S’kam thënë se Grenelli paguhet si lobues nga Serbia, por se ngjan ashtu

Analisti serb Dusan Janjic, si duket është penduar për deklaratën që kishte bërë në drejtim të ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se ai paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë.

Janjnic në një prononcim në një media kosovare, ka sqaruar deklaratën e tij për ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke thënë se nuk kishte deklaruar se Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë, por se mbase nuk ka qenë shumë i qartë.

Ajo çfarë unë kam deklaruar është keqinterpretuar nga mediat, mbase edhe unë nuk kam qenë shumë i qartë, porse kështu ka qenë. Fillimisht unë e kisha fjalën për shumën e 100 mijë dollarëve, që është çmimi më i vogël për një shtet në kuadër të lobimit”, tha Janjic.

Janjic tha ajo çfarë ka dashur të shpreh është se puna e Grenell i ngjanë lobimit.

Unë thjesht kam thënë se puna e Grenellit në raportin Beograd-Prishtinë i ngjan lobimit. Për këtë kam disa dëshmi. Fillimisht ka të bëjë me atë se çfarë po flet z. Grenell, por aktualisht nuk jam pro lëshimit në komente të cilat mund të ndikojnë në këtë temë, porse do të vijë koha e duhur edhe për këtë. Shqetësimi im kryesor është se ku dhe në çfarë po i shpenzon paratë e mia si taksapagues Qeveria ime?”, tha Janjic për një televizion kosovar.

Ndryshe Grenell, e kishte quajtur lajm të rremë, deklaratën e analistit serb, Dusan Janjic, se Serbia i paguan atij 100 mijë dollarë për muaj për të lobuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu