Edhe 3 ditë kanë mbetur që kalimi në Rrugën e Kombi të bëhet me pagesë, për t’u kthyer edhe njëherë që nga Marsi kur protestuesit shkatërruan trarët.
Ndryshimi kësaj radhe është se qeveria dhe koncesionarët u tërhoqën nga tarifat fillestare duke i ulur ato, madje në raste specifike tarifa do jetë zero lekë.
Me 17 shtator, e hënë, nis zyrtarisht taksimi dhe këto janë shumat e pagesës sipas kategorive:
Tarifa për kalimin e automjeteve 5 Euro
Për banorët e Kukësit tarifa është 100 lekë me TVSH deri në 44 kalime në muaj
Tarifat sipas mjeteve
Motoçikletat dhe automjetet me tre rrota 330 lekë
Banorët e Kukësit 50 lekë
Automjetet komerciale me dy akse, 6 rrota-1490 lekë
Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë 2140 lekë
Kamionë të rëndë me 4 akse dhe më shumë 2970 lekë
Zbritjet
Nga 20-30 kalime në muaj zbritje 10%
Nga 30-50 kalime në muaj zbritje 20%
Nga 50-60 kalime në muaj zbritje 30%
Mbi 60 kalime në muaj 40%
Invalidët e punës dhe shtresat në nevojë deri 0 lekë










