Për 4 vite më tepër se 4 mijë nëpunës i janë shtuar administratës shtetërore në Maqedoni

Edhe LSDM edhe VMRO DPMNE kur janë në opozitë kritikojnë se Administrata publike është e stërngarkuar, por këtë fakt e harrojnë kur vijnë në pushtet. E numri i administratorëve vazhdimisht rritet. “Administrata publike është e stërngarkuar dhe me kuadër jokompentent”, deklaroi Maja Sllaveva nga VMRO-DPMNE.

“Pasqyra për administratën është e madhe, e ngadalshme, e partizuar dhe joefikase”, theksoi Julijana Siljanovska nga LSDM. Vetëm brenda 4 vjetësh, numri i administratorëve është rritur për rreth 4 mijë. Kështu së paku flasin të dhënat e regjistrit të të punësuarve në sektorin publik që nga viti 2015-të deri në vitin 2018-të që përgatitet nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Sipas këtyre të dhënave, po del se nëse në vitin 2015-të kemi pasur 128 mijë administratorë, në vitin 2018-të kemi 132 mijë.

Viti 2015 2016 2017 2018
Administratorë 128.347 129.653 128.722 132.068

Ashtu edhe siç mund të shihet, të dhënat flasin vetëm për 4 vitet e fundit. Për vitet paraprake nuk ka të dhëna, sepse nuk është mbajtur evidencë – deklaruan nga Ministria e Administratës. “Të dhënat i kemi vetëm nga viti 2015-të dhe jo më herët, sepse nuk është mbajtur evidencë më parë për këto të dhëna”, thonë nga Ministria e Administratës. Sipas të njëjtave të dhëna, numri më i madh i administratorëve, mbi 4 mijë është në ministritë, në organet ministrore dhe në ente shtetërore. Në organet e vetëqeverisjes lokale, numri i administratës llogaritet në bazë të përfaqësimit etnik të të punësuarve, dhe jo në bazë të asaj se sa administratorë ka për kokë banori. Por, çështja e administratës është notuar edhe nga Komisioni Evropian, për pjesën e departizimit. “Janë të nevojshme përpjekje për të përmirësuar përgjegjësinë e administratës dhe të parandalohet politizimi i saj”, thuhet në Raportin e KE-së. Eurostat nuk ka të dhëna se sa administratorë ka në shtetet e Bashkimit Evropian, dhe prandaj nuk mund të bëhet një paralele se në çfarë gjendje mund të ishte edhe Maqedonia dhe a ka përmbushur kriter për të qenë anëtare e BE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu