Për Biden, Britania është ende pjesë e Europës

Fakti që Britania drejton samitin e G7 këtë vit, shihet si diçka pozitive për Boris Johnson. Vizita e parë e Biden do të jetë pikërisht me kryeministrin britanik. i cili është cilësuar si njeriu kryesor i Amerikës në Europë. Ky është roli në të cilën Mbretëria e Bashkuar e ka parë vetën për sa i përket marrëdhënieve transatlantike.

Por e vërteta është më e ndërlikuar. Largimi nga BE-ja zvogëlon ndikimin e Britanisë në Bruksel, dhe gjithashtu zvogëlon dobinë e saj për Uashingtonin si një urë lidhëse për pjesën tjetër të kontinentit. Presidenti Biden e ka cilësuar Brexit paaftësi strategjike, që ka mbjellë përçarje midis vendeve që SHBA-të preferojnë t’i shohin të bashkuara.

Johnson i ka dhënë përparësi nacionalizmit mbi kompromisin. Kjo është vënë re në Uashington, veçanërisht në lidhje me Irlandën – vendin nga i cili kanë origjinën paraardhësit e presidentit aktual të SHBA-së dhe për të cilin ai ka një lidhje të fortë kulturore, raporton abcnews.al

Biden është i vetëdijshëm se Britania është sjellë në mënyrë të pahijshme në mosmarrëveshjen e saj me Brukselin rreth protokollit të Irlandës së Veriut gjatë Brexit. Bisedimet në Londër të mërkurën përfunduan pa i dhënë një zgjidhje problemeve që duken teknike në sipërfaqe, por që në thelbin e tyre, trajtohet çështja e besimit. Johnson nënshkroi një marrëveshje që kërkonte kontrolle kufitare në portet detare Irlandeze.

Ai më pas mohoi që diçka e tillë do të kishte pasoja përçarëse dhe u përpoq të shmangte përgjegjësinë për zbatimin. Nga Brukseli, duket sikur kryeministri po heq dorë nga një traktat që ai kurrë nuk e ka preferuar.

Biden nuk dëshiron të bëjë kritika publikisht dhe të zbulojë përçarjet kur qëllimi i turit të tij në Europë është të orkestrojë një shfaqje solidariteti midis qeverive demokratike, raporton abcnews.al

Në privatësi, ai tashmë e ka nxitur Johnson të vejë në zbatim protokollin e Irlandës së Veriut dhe ka të ngjarë ta përsërisë atë mesazh në Cornwall. Johnson është një karakter protanik dhe i aftë të përshtatë stilin e tij në agjendën e Biden. Presidenti i SHBA-së është një diplomat dhe një person që përpiqet për të ndërtuar marrëdhënie të forta midis vendeve.

Johnson i ka cilësuar këto samite si një platformë për të përmbushur retorikën e Britanisë në arenën globale, si një lojtar ndërkombëtar, i mënjanuar nga lidhjet kontinentale. Realiteti i statusit të Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit nuk është shumë i preferuar për euroskeptikët.

Kur Presidenti Biden flet për forcimin e marrëdhënieve transatlantike, ai e sheh Britaninë për sa i përket gjeografisë dhe historisë – një vend europian. Kur karvani i G7 të lëvizë nga Cornwall dhe Biden të shkojë në Bruksel, Johnson do të përballet me të njëjtën detyrë urgjente diplomatike që i është shmangur gjatë gjithë vitit.

Ai duhet të rindërtojë marrëdhëniet funksionale me BE-në. Ky është një projekt që fillon duke respektuar traktatin që ai nënshkroi kur u largua.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu