Për çdo lojtar që kërkon Barcelona ka edhe një plan B, apo zëvendësuesin e tij në atë pozitë

Barcelona po punon në këtë afat kalimtar për të gjetur lojtarë në disa pozita.

Tashmë janë siguruar Andreas Christensen dhe Franck Kessie, dy lojtarë që do të vijnë me parametra zero.

Emri tjetër i lakuar padyshim është Robert Lewandowski, i cili është objektivi kryesor i Barcelonës për sulmin. Por nëse nuk arrihet ai, Barcelona ka një plan B, pasi që ka menduar për Romelu Lukakun.

Po ashtu po punohet edhe për krahun e sulmit, kur rinovimi me Ousmane Dembelen është primar, ndërsa plani B është Raphinha i Leeds United.

Për krahun e djathtë të mbrojtjes po punohet me të madhe për Cesar Azpilicuetan që luan te Chelsea, ndërsa nëse ai nuk arrihet, në listë është Dodo i Shakhtar Donetsk.

Edhe për krahun e tjetër të mbrojtjes po mendohen përforcimet ku i pari në listë është Marcos Alonso i Chelseat, ndërsa nëse ai nuk arrihet, plani B është Jose Luis Gaya i Valencias.

Po ashtu po kërkohet edhe një mesfushor ku Ruben Neves i Wolverhampton është i pari në listë, ndërsa aty është edhe Martin Zubimendi i Real Sociedad.

Barcelona e ka konfirmuar tashmë që ka të drejt të blejë lojtarë dhe së shpejti do të fillojë me zyrtarizime.

Top emrat në listën e Barcelonës

Sulmuesi krahu

Ousmane Dembele

Raphinha (Leeds)

Mbrojtës i djathtë

Cesar Azpilicueta (Chelsea)

Dodo (Shakhtar Donetsk)

Sulmues

Robert Lewandowski (Bayern Munich)

Romelu Lukaku (Chelsea)

Mbrojtës i majtë

Marcos Alonso (Chelsea)

Jose Luis Gaya (Valencias)

Mesfushor

Ruben Neves (Wolverhampton)

Martin Zubimendi (Real Sociedad)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu