Për çfarë biseduan Putini dhe Macron?

Presidentët rusë dhe francezë, Vladimir Putin dhe Emanuel Macron, diskutuan sot një numër çështjesh dhe bashkëpunimi në çështjet ndërkombëtare. Informacioni u njoftua sot nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, transmeton InfoShqip.

Në një bisedë telefonike, të dy udhëheqësit diskutuan me vëmendje të veçantë problemet e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin Evropian, raporton TAS S.

Biseda u iniciua nga pala franceze, sipas agjencisë.

Kur bëhet fjalë për krizën ukrainase, të dy zyrtarët gjithashtu mbështetën forcimin e procesit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes së Minskut./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu